Erdhën për të “shpëtuar” Sazanin, por refuzuan ta vizitojnë, Rama ironizon delegacionin e Global Sumud Flotilla në Vlorë: Revolucionarët e rrenave!
Delegacioni i Global Sumud Flotilla ka mbërritur ditën e sotme në Portin e Vlorës, pasi kishin njoftuar në rrjetet sociale se do të ‘shpëtonin’ Sazanin. Por me të mbërritur në port, ata janë pritur nga zv.ministrja e Kulturës e Turizmit, Marinela Prifti dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj. Në një postim në rrjetet sociale, Hysaj thotë se shkoi personalisht në port për t’i pritur dhe se delegacionit iu ofrua mundësia për të vizituar ishullin e Sazanit dhe për të marrë informacion zyrtar mbi të. Sipas saj, anëtarët e delegacionit refuzuan vizitën në Sazan dhe nuk pranuan as të ndiqnin prezantimin informues të përgatitur për ta. Hysaj shprehet se ata njoftuan më pas se do të shkonin në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit”. Sipas Hysajt, krahasimi që ata i...
Burimi:
javanews.al