Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku babai i tre fëmijëve të mitur, Vasil Hasani, 41 vjeç, u përplas nga një makinë në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, ndërsa lëvizte me biçikletë. 41-vjeçari, pasi është përplasur me makinë rreth orës 02:00, është lënë në rrugë pa iu dhënë ndihma e parë, teksa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar, i cili ka njoftuar autoritetet, por ishte tepër vonë, pasi babai i tre fëmijëve kishte ndërruar jetë. Policia ende nuk e ka identifikuar autorin, i cili është larguar pa i dhënë ndihmën e parë 41-vjeçarit, i cili qëndroi për më shumë se katër orë në rrugë....
Burimi:
javanews.al