”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

”Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni kulturor me rritjen më të shpejtë në Ballkan

Shqipëria është kthyer në një nga historitë më të spikatura të turizmit kulturor në Ballkan në vitin 2026, shkruan Naina Thakur për agjencinë e udhëtimeve ”Nomad Lawyer”. ”Dikur pothuajse e padukshme në itineraret ndërkombëtare të udhëtimeve, vendi është shndërruar në një prej destinacioneve evropiane të trashëgimisë që po tërheq më shumë vëmendje, i nxitur nga udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe përvoja larg turizmit masiv. Pozicioni i Shqipërisë mbështetet në tre shtylla kryesore. Së pari, Berati – i njohur gjerësisht si “qyteti i një mbi një dritareve” – dhe Gjirokastra, me banesat e tyre prej guri, kështjellat e periudhës osmane dhe pazaret e ruajtura, ofrojnë një panoramë të qytetërimeve dhe traditave që i paraprijnë me shekuj infrastrukturës turistike të Evropës Perëndimore. Të dy qytetet janë pjesë e Listës së...