Max Scheler, një nga figurat e rëndësishme të filozofisë moderne
Më 22 gusht 1874 lindi Max Scheler, filozof, antropolog dhe sociolog gjerman, i konsideruar si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të filozofisë fenomenologjike dhe antropologjisë filozofike. Gjatë jetës së tij, Scheler u mor me studimin e filozofisë, psikologjisë, sociologjisë dhe etikës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit filozofik evropian. Ai ligjëroi në disa universitete gjermane dhe zhvilloi ide të reja mbi njeriun, vlerat, moralin dhe shoqërinë. Ndër veprat e tij më të njohura është “Pozita e njeriut në kozmos”, botuar pak para vdekjes së tij në vitin 1928. Në këtë vepër, Scheler trajtoi rolin dhe veçantinë e njeriut në botë, duke u bërë një nga themeluesit e antropologjisë filozofike moderne. Max Scheler vdiq më 19 maj 1928 në Frankfurt am...
Burimi:
kultplus.com