Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me automjet me një pistoletë dhe municion luftarak. Gëzim Kelmendi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë. 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tiranë/Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme...