Zjarr i madh në pyllin me pisha në zonën e Pishporos, flakët përhapen në sipërfaqen e pyllëzua

Zjarr i madh në pyllin me pisha në zonën e Pishporos, flakët përhapen në sipërfaqen e pyllëzua

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e pyllëzuar, duke rrezikuar masivin me pisha. Ende nuk dihen përmasat e sakta të zonës së përfshirë nga zjarri, ndërsa nuk ka ende informacion të qartë nëse flakët paraqesin rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë saj. Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për përmasat e zjarrit dhe ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.