Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident është regjistruar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, ku një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur teksa ishte i angazhuar në terren. Mësohet se i lënduar ka mbetur 28-vjeçari Andrea Kaçi pasi është rrëzuar nga një shkëmb gjatë ndërhyrjes kundër flakëve. Si pasojë, 28-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se, Kaçi ndodhet në gjendje stabël dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.