Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është bërë objekt i një sulmi kibernetik gjatë ditës së sotme. Pas ndërhyrjes, përmbajtja e faqes institucionale është ndryshuar dhe në të është publikuar një shkrim që nuk lidhet me aktivitetin e Inspektoratit. Në materialin e shfaqur në faqen e komprometuar pretendohet se dy turistë nga Turqia janë përballur me fyerje, denigrim dhe dhunë nga pronari i një hoteli në Ksamil gjatë qëndrimit të tyre. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një denoncim real të turistëve apo për një përmbajtje të publikuar nga autorët e sulmit kibernetik. Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas ndërhyrjes në faqen zyrtare të institucionit. Sulmi ka prekur...