Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar
Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes tragjike që i mori jetën turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, në Ksamil. Prokuroria e Sarandës ka siguruar dhe analizuar sekondë pas sekonde pamjet e kamerave të sigurisë të dy subjekteve, “Principotes” dhe plazhit “Paradise”, duke rindërtuar kronologjinë e plotë të përleshjes fatale të 18 gushtit 2026. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit. Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë: Nga dosja hetimore rezulton se konflikti ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka eskaluar...
Burimi:
gijotina.com