Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

Një ngarkesë prej rreth 80 kilogramësh kanabis, e trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë, është sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë operacionit policor të koduar “Anchor”. Në pranga kanë rënë tre shtetas kosovarë, Taulant Duraku, 32 vjeç, Luan Gashi, 26 vjeç dhe Besfort Jaka, 40 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Lënda narkotike ishte ndarë në 127 pako dhe, sipas policisë, bëhet fjalë për kanabis të njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC. Vlera e ngarkesës përllogaritet në rreth 1 milion euro. Hetimet kanë zbuluar edhe mënyrën e dyshuar të transportimit. Sipas policisë, kanabisi sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe fshihej në një hapësirë të posaçme të modifikuar brenda një automjeti të porositur për blerje në Kanada. Pas mbërritjes në...