Karlheinz Stockhausen, kompozitori që ndryshoi rrjedhën e muzikës bashkëkohore

Karlheinz Stockhausen, kompozitori që ndryshoi rrjedhën e muzikës bashkëkohore

Karlheinz Stockhausen, i lindur më 22 gusht 1928 në Mödrath të Gjermanisë, ishte një nga kompozitorët më të rëndësishëm dhe më inovativë të muzikës së shekullit XX. Me veprën e tij, ai dha një kontribut të madh në zhvillimin e muzikës bashkëkohore, elektronike dhe eksperimentale. Stockhausen studioi muzikë, muzikologji, gjermanistikë dhe filozofi në Këln, ndërsa që nga fillimi i viteve 1950 iu përkushtua kompozimit dhe kërkimit të formave të reja muzikore. Ai u bë një nga figurat kryesore të muzikës seriale dhe më vonë u dallua për punën e tij në fushën e muzikës elektronike dhe elektroakustike. Një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij lidhet me Studion për Muzikë Elektronike të WDR-së në Këln, ku realizoi disa nga veprat e tij më të njohura....