Pa ty

Pa ty

Poezi nga Ismail Kadare Ti ike udhës së pafundmeKu zverdhin drurët gjetherënësMbi gjokse pellgjësh tani tundetI arti medalion i hënës.Lejlekët ikën.Fill pas tejeSi stof i keq u zbeh blerimiDhe ngjajnë toka, pylli, reja,Me negativin e një filmi.Tani në fusha shkoj menduarKu nis të fryjë erë e ftohtë,Ka ca mullarë yë gjysmuarDuken që larg si Don Kishote.Ç’të bëj, po them me vehten timeNë këtë orë të vonë të muzgut,Ku qerrja baltave bën shkrimeTë lashta sa Gjon Buzukut?Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,Të pi në gjunjë duke rënë,Në gryke e di që do të më ngeletI ftohti medalion i hënës./KultPlus.com