Dukagjin Lipa në ditëlindjen e vajzës Dua Lipa: Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty
Dukagjin Lipa ka uruar vajzën e tij, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ai ka shprehur dashurinë dhe krenarinë për të bijën, duke i uruar shëndet, lumturi dhe mbrojtje në jetë. Krahas mesazhit të ndjerë, Dukagjin Lipa ka ndarë edhe disa fotografi të Duas nga koha kur ajo ishte e vogël, duke sjellë momente të veçanta nga fëmijëria e këngëtares. Urimi i plotë: “Gëzuar ditëlindjen, Dua! Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. U bëftë dora e Zotit gjithmonë mes teje dhe çdo të keqeje. U bëftë dashuria që ti na jep të gjithëve ne mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com