Leni Riefenstahl, një nga figurat më të debatueshme të historisë së filmit

Leni Riefenstahl, një nga figurat më të debatueshme të historisë së filmit

Helene Bertha Amalie “Leni” Riefenstahl, e lindur më 22 gusht 1902 në Berlin, ishte regjisore, producente, aktore, skenariste, montazhiere, fotografe dhe valltare gjermane. Ajo konsiderohet një nga figurat më të diskutueshme në historinë e kinematografisë, për shkak të inovacioneve të saj artistike, por edhe lidhjes së veprës së saj me propagandën naziste. Riefenstahl e nisi karrierën si valltare, por pas një lëndimi në gju u detyrua të ndërpresë karrierën skenike. Më pas u orientua drejt filmit dhe gjatë viteve 1920 u bë e njohur si aktore në filmat malorë. Debutimin e saj si regjisore e bëri në vitin 1932 me filmin “Das blaue Licht”. Pas ardhjes së nazistëve në pushtet, ajo realizoi disa filma propagandistikë, ndër ta “Triumph des Willens”, vepër që u vlerësua për...