Qeparoi, atmosferë pushimesh mesdhetare mes plazheve të qeta dhe peizazheve piktoreske

Qeparoi, atmosferë pushimesh mesdhetare mes plazheve të qeta dhe peizazheve piktoreske

Verës po i vjen fundi por plazhet janë ende plot me pushues që kanë zgjedhur fundin e gushtit për të kaluar ditë qetësie përpara se të nisin shtatorin e vrullshëm. Plazhi i Qeparoit, midis Borshit dhe Porto Palermos, ofron gjithçka që duhet për pushime të qeta e plot gjallëri në të njëjtën kohë. Plazhi piktoresk me detin e kaltër dhe majat e maleve përreth, me fshatrat që duken nga larg në shpate, me infrastrukturën e hoteleve, shtëpive pritëse, lokaleve e restoranteve buzë detit përgjatë një shëtitoreje të këndshme ka tërhequr edhe këtë verë plot pushues. Ujërat kristal që vende-vende janë të ftohta nga burimet e shumta që derdhen në det përgjatë plazhit, kombinuar me bregun me guralecë që shndërrohet në rërë të imët pak më...