A mund të ndikojnë valët e të nxehtit në efektivitetin e pilulës kontraceptive?
Me temperaturat e larta, farmacistët po paralajmërojnë gratë që përdorin pilulën kontraceptive të kontrollojnë se ku e kanë mbajtur ilaçin gjatë verës. Ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë mund të ndikojë në përbërësit e tij aktivë dhe, në disa raste, të ulë efektivitetin e pilulës. "Shumica e ilaçeve kanë kushte të përcaktuara ruajtjeje dhe shumë prej tyre duhet të mbahen në temperatura nën 25 gradë Celsius", tha farmacistja Ana Carolina Goncalves. Sipas Anës, nxehtësia përshpejton gradualisht proceset natyrore që bëjnë që një ilaç të shpërbëhet me kalimin e kohës. Për pilulën kontraceptive, kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme. "Shumë pilula kontraceptive të kombinuara, që përmbajnë estrogjen dhe progestogjen, duhet të ruhen nën 25 gradë, ndërsa disa pilula të tjera kontraceptive duhet të mbahen nën 30...
Burimi:
syri.net