Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!
Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë ka publikuar listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve në këtë Fakultet, sipas programeve përkatëse të studimit. Sipas njoftimit të fakultetit, kandidatët e renditur deri te vija e kuqe në listat e publikuara konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, në bazë të kuotave të përcaktuara për secilin program studimi. Ndërkohë, kandidatët që kanë pretendime lidhur me renditjen mund të paraqesin ankimimet e tyre më 24 gusht 2026. Ankimimi duhet të bëhet përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim, të shoqëruar me: -Kopje të Certifikatës së Maturës Shtetërore dhe kopje të dokumentit të identifikimit (ID). -Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT). Përgjigjja...
Burimi:
javanews.al