I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimi, i dënuar nga drejtësia. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës”, bëri me dije policia e qytetit bregdetar sot (22 gusht). Operacioni u kodua “Wanted 38”, teksa është njoftuar edhe Interpoli. “Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted 38”. Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u lokalizua dhe u arrestua...