“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

Zbardhen detaje nga vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil pak ditë më parë. Pas hetimeve të kryera dhe seancës së djeshme në Gjykatën e Sarandës për 11 të arrestuarit, është zbardhur edhe dëshmia e Adib Ghanmi, shtetas francez që rrëfen detajet e ngjarjes. “Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky...