Fluks i lartë dhe rekord në kufirin me Kosovën, në pesë orë hynë rreth 25 mijë persona dhe mbi 8 mijë mjete! Destinacion bregdeti

Fluks i lartë dhe rekord në kufirin me Kosovën, në pesë orë hynë rreth 25 mijë persona dhe mbi 8 mijë mjete! Destinacion bregdeti

Kjo fundjavë gushti ka shënuar një tjetër fluks të lartë hyrjesh të mjeteve dhe udhëtarëve nga Kosova në Shqipëri, me destinacion kryesisht bregdetin. Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë në Kukës, gjatë ditës së shtunë (sot, 22 gusht), nga ora 05:00 deri në 10:00, kanë hyrë në Shqipëri 24,408 shtetas të Kosovës, me 8,592 mjete të vogla dhe autobusë. Shifrat tregojnë një lëvizje të konsiderueshme të pushuesve kosovarë, të cilët po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për ditët e fundit të sezonit veror. Fluksi i mjeteve në kufirin Kosovë–Shqipëri ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet te vijoje edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës. Me afrimin e fundit të muajit gusht, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore për...