“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se Izraeli “ka humbur Shtetet e Bashkuara” dhe pjesën tjetër të botës, duke paralajmëruar se pozita ndërkombëtare e vendit ka arritur një nivel historikisht të ulët. Duke folur të mërkurën në Konferencën për Konceptin e Sigurisë së Izraelit në Tel Aviv, Bennett tha: “Kemi humbur Shtetet e Bashkuara, kemi humbur botën.” Fjalët e tij u transmetuan në kanalin zyrtar të Bennett në YouTube. “Jemi në pikën më të tmerrshme të ulët të pozitës së Izraelit në botë që nga themelimi i shtetit”, shtoi ai. Bennett akuzoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu se nuk ka arritur të sigurojë fitore në disa fronte. “Qeveria Netanyahu nuk di të fitojë askund, as në Gaza, as në Liban. Nuk po fitojnë askund”, tha ai....