Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në drejtim të makinës së 44-vjeçarit, Ylli Trroci. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në rrugën “Lunxheria”, ndërsa automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së pronarit. Si pasojë e shpërthimit, automjeti ka pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit. Njoftimi i policise Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në...
Burimi:
gijotina.com