Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar sërish nismën për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një projekt antikushtetues dhe antikombëtar. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se projekti bie ndesh me karakterin laik të shtetit shqiptar dhe rrezikon të nxisë përçarje fetare. Lideri i opozitës akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se synon krijimin e një strukture të veçantë financiare, duke pretenduar se ideja lidhet me pastrimin e parave. “PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur unë kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i vitit 2024. Të njëjtin reagim dhe të fortë, PD ka bërë në...