Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

Ndizet gjithnjë e më shumë situata te Atletico Madrid për Julian Alvarez. Ai që mendoi t’i hedhë benzinë zjarrit është agjenti i futbollistit, Fernando Hidalgo që përmes një postimi në Instagram Story shpërtheu zemërimin e tij pas deklaratave të Shefit Ekzekutiv të Los Colchoneros, Miguel Angel Gil Marin. ‘Kurrë mos e pyet një gënjeshtar se përse gënjeu. Për ta shpjeguar, do t’i duhet të gënjejë përsëri’-shkruante Hidalgo në postimin e tij. Mesazhi i agjentit të Julian Alvarez që është vënë në shënjestrën e Barcelonës, erdhi 3 orë pas intervistës së Gil Marin për agjencinë e lajmeve EFE ku sulmoi edhe Hidalgon edhe pse nuk ia përmendi emrin në mënyrë të drejtpërdrejtë. ‘Duhet të kuptojmë se Julian nuk ka pasur pranë këshilluesit më të mirë për...