Russell triumfon në garën sprint të zhvilluar në Zandvoort, Leclerc parakalon Norris dhe renditet i dyti
22 Gusht 2026 12:40 Telesport George Russell me Mercedes fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën holandeze e Zandvoort, duke u rikthyer protagonist në botërorin e Formula 1. Një botëror që rikthehet pas pushimeve verore, me dominimin e pilotit britanik, në një garë pa shumë surpriza. Britaniku e nisi garën nga “pole” dhe e ruajti vendin e parë deri në fund të 24 xhirove. Shkëndija e vetme e kësaj gare erdhi në xhiron e 18-të, kur monegasku i Ferrari, Charles Leclerc, parakaloi Lando Norris me McLaren, duke u ngjitur në vendin e dytë. Ndërsa kampioni i botës në fuqi u rendit në vendin e tretë, duke përballuar sulmet e Kimi Antonelli. në fund të garës Kryesuesi i Botërorit u klasifikua në vendin e katërt,...
Burimi:
telesport.al