“Inter? Katër vite të mrekullueshme”, Inzaghi: Një ndeshje do to doja ta përsërisja
Simone Inzaghi kthehet për të folur për kohën e tij te Interi. Në një intervistë me Il Giornale, trajneri aktual i Al-Hilal kujtoi kohën e tij në stolin e zikaltërve. “Cilën ndeshje do ta riluaja? Finalen e Stambollit, meritonim më shumë. Iu afruam një mrekullie sportive kundër ekipit më të fortë të dekadës së fundit”, tha Simone. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme tek Interi. Fituam gjashtë trofe, arritëm në dy finale të Champions League dhe gjithmonë mbetëm konkurrues, edhe gjatë një periudhe kur klubi duhej të ishte shumë i kujdesshëm në merkato. “Klubi bëri një punë të shkëlqyer, duke ndryshuar një buxhet që ishte në prag të kolapsit dhe ata kurrë nuk më fshehën asgjë. Nuk i pashë kurrë këto vështirësi si justifikim; ato...
Burimi:
telesport.al