Lojërat Mesdhetare/ Mundja çon një sportist në gjysmëfinale, ja rezultatet e deritanishme të kuqezinjve

Lojërat Mesdhetare/ Mundja çon një sportist në gjysmëfinale, ja rezultatet e deritanishme të kuqezinjve

Kanë nisur Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, një event i rëndësishëm sportiv i rajonit të Mesdheut e ku Shqipëria përfaqësohet me një ekip të plotë, me 72 sportistë, në disa disiplina. Të premten në mbrëmje u zhvillua ceremonia e hapjes, ku mori pjesë edhe delegacioni kuqezi, ndërkohë që paraditen e së shtunës u zhvilluan edhe garat e para, që do të vijojnë edhe gjatë pasdites. Sportistja e parë shqiptare që garoi në këtë event është notarja Arla Dermishi. Ajo mori pjesë në baterinë e dytë të garës 50 metra flutur, ku u rendit në vendin e parafundit. Dermishi dha kohën 28”49, duke u klasifikuar në vendin e shtatë (notarja e tetë nuk mori pjesë në garë), pa mos patur kështu mundësi që të shkojë në finalen...