Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira
Javët e nxehta do të mbeten pas dhe temperaturat do nisin të bien duke nisur nga sot në shkallë vendi. Ditën e shtunë (22 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare por kalimtare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve. Temperaturat më të larta do i regjistrojnë Tirana dhe Fieri me 37 gradë Celcius, kurse mesatarisht në qytetet e tjera do variojë nga 33-36 gradë Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al