Kombëtarja U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi

Kombëtarja U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi

Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të vijuar punën në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme. Ndeshja e parë do të luhet më 25 gusht, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 11:00, në Mal të Zi. Lista e trajnerit Armand Dama për këto dy miqësore përbëhet nga 20 futbollistë: Portierë : Valerio Alijaj, Besardo Ndoj. Mbrojtës : Elez...