Flakët pushtojnë Gjyralën në Cërrik gjatë natës, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme
Një vatër e fuqishme zjarri është shfaqur gjatë natës në zonën e Gjyralës, në Cërrik, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që zjarrfikësit të angazhohen, ku dy mjete zjarrfikëse dhe disa efektivë kanë punuar gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe izoluar vatrën. Pavarësisht përmasave të zjarrit, deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat, pasi vatrat ndodhen larg zonës së banuar. Puna për shuarjen e plotë të zjarrit vijon edhe gjatë ditës, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën për të eliminuar vatrat. Era mbetet një faktor shqetësues, pasi mund të favorizojë përhapjen ose riaktivizimin e flakëve.
Burimi:
syri.net