Aksi Tiranë-Elbasan kthehet në makth/ Mungesa e Unazës kthen Bradasheshin ‘hinkë’ torture për automjetet

Aksi Tiranë-Elbasan kthehet në makth/ Mungesa e Unazës kthen Bradasheshin ‘hinkë’ torture për automjetet

Aksi Tiranë-Elbasan është kthyer në një prej pikave më problematike të qarkullimit në vend, ndërsa prej vitesh mungesa e Unazës së Elbasanit ka lënë mijëra automjete të përplasen çdo ditë në të njëjtën “hinkë” trafiku: Bradasheshin. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (22 gusht), drejtuesit e automjeteve përballen me radhë kilometrike, ndërsa lëvizja në këtë segment shpesh kthehet në një pritje të pafundme. Situata nuk është më thjesht një problem i orareve të pikut. Trafiku i rënduar është kthyer në një realitet që shoqëron drejtuesit përgjatë gjithë ditës. Bradasheshi është kthyer në një tmerr për këdo që udhëton në aksin Tiranë-Elbasan. Automjetet që vijnë nga Tirana, ato që hyjnë në Elbasan dhe qarkullimi drejt juglindjes përplasen në një pikë ku...