‘Zjarret më të vështira se vitin e kaluar’/ Mëlyshi: Kemi pasur zjarrvënie të qëllimshme në dy zona të Mirditës

‘Zjarret më të vështira se vitin e kaluar’/ Mëlyshi: Kemi pasur zjarrvënie të qëllimshme në dy zona të Mirditës

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, ka folur për SYRI TV për situatën e zjarreve në territorin e bashkisë, duke deklaruar se vatrat e zjarrit kanë qenë më problematike se një vit më parë. Mëlyshi tha se fshati Ten ka qenë një nga zonat më të rrezikuara, ku gjatë ditës së djeshme flakët kërcënuan pesë banesa. Sipas tij, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, bashkisë dhe banorëve ka bërë të mundur mbrojtjen e banesave, ndërsa fëmijët dhe të moshuarit janë larguar nga zonat e rrezikuara. Ai bëri të ditur se aktualisht nuk ka banesa në rrezik, ndërsa vatrat vijojnë të monitorohen. Krahas Tenit, një tjetër vatër aktive ndodhet në zonën e Kaçinarit, ku po punohet për izolimin e flakëve. Në terren janë angazhuar 21 zjarrfikës të bashkisë,...