“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

Kryetari i partisë Demokratike doli sot në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve dhe bëri komente për situatën politike dhe të aktualitetit në Shqipëri, nga situata e rendit, deri tek ajo e zjarreve. Ai akuzoi qeverinë për nivelin e krimit në vend, përfshi ngjarjen e fundit në Ksamil ku u vra turisti portugez, por edhe për zjarret në Shqipëri, pasi pas tyre dyshohet se qëndron projekti për “Paketën e Maleve”. Duke u përgjigjur ai nënvizoi se “ku ka zë, nuk është pa gjë”. “Fatkeqësisht Shqipëria dominohet nga krimi. Kjo është organizatë kriminale dhe jo qeveri. Aty ku ka zë nuk është pa gjë thotë populli”, deklaroi ai. Kurse për ambasadorin e ri të SHBA-ve, Berisha tha se kishte...