Berisha: Ne nuk kemi qenë, nuk jemi dhe nuk do jemi kurrë parti e oligarkëve! Rrugët në kohën tonë u ndërtuan të gjitha nga kompani të huaja
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë parti e oligarkëve. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se gjatë qeverisjes së PD-së investimet në infrastrukturë iu dhanë kryesisht kompanive të huaja, pasi sipas tij ofronin kushte më të leverdishme dhe më të sigurta. Berisha akuzoi qeveritë aktuale se rrugët e ndërtuara nga oligarkët janë dëmtuar për shkak të ndarjes së parave me zyrtarët, ndërsa theksoi se PD do të mbetet kundër oligarkisë dhe për konkurrencën e barabartë. FJALA E BERISHËS: Piter Vukman: Doktor, me qëllim zgjerimin e mbështetjes popullore, a do të rishikoni pozicionin tuaj në PD në lidhje me oligarkët, bashkëpunëtorët kryesorë të diktatorit? Mendoj se qytetarët kërkojnë pozicionim...
Burimi:
syri.net