“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!
Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se ai do t’i vizitonte SHBA-të së shpejti me rastin e ndonjë konference ndërkombëtare, por nuk dha as datë dhe as detaje se si do të ndodhte, pas deklarimit të mëparshëm se ishte hequr “non grata”. Gjithashtu ai dha mendim edhe për ambasadorin e ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt, duke thënë është një diplomat me eksperiencë. “Kam mendim shumë pozitiv për ambasadorin e SHBA nga ajo që kam dëgjuar, është njeri me eksperiencë të gjerë”, tha ai. Ndërsa për vizitën në SHBA u shpreh po shkurtimisht, teksa komunikoi me ndjekësit sot në rrjetet sociale. “Kurse për vizitën time në SHBA, siç kam thënë edhe më parë, do të shkojë në SHBA me rastin e ndonjë konference dhe...
Burimi:
javanews.al