Një verë e përgjakshme/ Balliu: Sezoni u mbyll me vrasje, atentate dhe shpërthime

Një verë e përgjakshme/ Balliu: Sezoni u mbyll me vrasje, atentate dhe shpërthime

Teksa sezoni turistik veror po i afrohet fundit, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar situatën e sigurisë në vend, duke deklaruar se bilanci i verës nuk duhet të matet vetëm me numrin e turistëve apo të ardhurat, por edhe me ngjarjet kriminale të regjistruara gjatë sezonit. Në një reagim publik, Balliu shprehet se në vend të statistikave për turizmin, vëmendja është përqendruar te vrasjet, atentatet dhe shpërthimet, të cilat sipas tij kanë dominuar kronikën e zezë gjatë muajve të verës. Deputeti demokrat argumenton se këto ngjarje ndikojnë në perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe ngrenë pikëpyetje mbi sigurinë e vizitorëve dhe qytetarëve. “Tani që vera po mbyllet, normalisht duhet të flisnim për shifrat e turizmit: sa turistë erdhën dhe sa të ardhura...