U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçarit Klaus Gjergji, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti në det, në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun. I riu nga Shkodra ishte duke lundruar me gomone së bashku me dy shokë të tij, kur, rreth orës 16:15, u rrëzua aksidentalisht në ujë dhe u godit rëndë nga helika e motorit të mjetit lundrues. Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare iu drejtuan menjëherë zonës së aksidentit, e cila ndodhej në një distancë të konsiderueshme nga bregu. Ata i dhanë 22-vjeçarit ndihmën e parë në det dhe e transportuan me urgjencë drejt bregut. Më pas, Klaus Gjergji u dërgua me autoambulancë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve,...
Burimi:
gijotina.com