Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situata me zjarret në malësinë e Pukës vijon të mbetet kritike, për shkak se era dhe bimësia e dendur favorizojnë flakët që i afrohen edhe zonave të tjera të banuara. Paralelisht edhe sot vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, Gojanit, Gjegjanit dhe Prozhmit, në Bashkinë Pukë.  Situata në Gjegjan paraqitet më e qetë dhe aktualisht nuk raportohet për përparim të flakëve. Zona po monitorohet nga forcat vendore. Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet e djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 270 efektivë,...