Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Ministria e Brendshme britanike mund të pengohet të deportojë shumë djem të rinj, viktima të trafikimit, drejt Shqipërisë, pas një vendimi të fundit gjyqësor. Mijëra djem shqiptarë janë identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre dërgohen përsëri në vendin e tyre edhe nëse janë viktima të mundshme ose të konfirmuara të trafikimit, pasi Ministria e Brendshme argumenton se ata do të jenë të sigurt në Shqipëri. Vendimi pritet të jetë goditje e madhe për qeverinë, e cila po përpiqet të rrisë numrin e personave që dëbon nga vendi. Shqiptarët kryesojnë shifrat e personave të larguar me forcë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pesë viteve të fundit. Sipas shifrave të qeverisë britanike, 2,247 shqiptarë u...