“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ka shprehur pendesë për ngjarjen gjatë seancës në Gjykatën e Sarandës, ndërsa u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimës. Para gjykatës, 29-vjeçari ka paraqitur versionin e tij për mënyrën se si nisi konflikti. Sipas Vatës, përplasja filloi brenda lokalit, pasi një grup turistësh francezë po bënin zhurmë. Ai pretendon se bashkë me kolegun i kanë kërkuar grupit të qetësohej, por situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike. “U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia dhe jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal dhe po bënin zhurmë. Shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën...
Burimi:
gijotina.com