Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me deklaratën e arkitektëve, urbanistëve për zhvillimin e territorit në Shqipëri. Zhupa shprehet se e mbështet qëndrimin e profesionistëve që kanë zgjedhur të mos heshtin, duke e konsideruar debatin për projektet në Zvërnec dhe Nartë si pjesë të një çështjeje më të gjerë: kush vendos për territorin, mbi çfarë plani dhe në interes të kujt. Ajo kritikon modelin e qeverisjes së Edi Ramës, duke akuzuar kryeministrin se i trajton projektet e tij si vizion, ndërsa ekspertiza, institucionet, komunitetet dhe interesi publik përballen me vendime të centralizuara. Duke iu referuar edhe “The Albanian Files”, Zhupa kërkon planifikim strategjik kombëtar, transparencë, pjesëmarrje reale të komuniteteve dhe mbrojtje të tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë...