Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë sot nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. PDK njoftoi dje se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit. Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca. Kështu bëri të ditur dje deputetja e kësaj partie Albana Bytyqi, e cila tha se do t’i bashkohen PDK’së në Kuvend, ndërsa kishte theksuar insistimin e partisë së saj që të themelohen institucionet. “Çdo aktivitet që është thirrur nga çdo parti ne kemi qenë prezentë aty, por edhe nesër do...