Kosova e ndihmoi Ukrainën, por ju ia kthyet me shuplakë/ Kritika të forta ndaj Zelenskyt

Kosova e ndihmoi Ukrainën, por ju ia kthyet me shuplakë/ Kritika të forta ndaj Zelenskyt

Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës ka shkaktuar reagime të forta në Ukrainë dhe Kosovë. Politikani ukrainas, veterani i luftës dhe bashkëthemeluesi i lëvizjes “Sëpata Demokratike”, Yuriy Hudymenko, e cilësoi qëndrimin e Zelenskyt si “turpërues”, duke rikujtuar ndihmën dhe solidaritetin që Kosova i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus. Hudymenko akuzoi udhëheqjen ukrainase se, për hir të afrimit me Beogradin, ka shpërfillur mbështetjen e Kosovës. Ai tha se Kosova, edhe pse një shtet i vogël dhe pa ushtri, ka ofruar ndihmë për ukrainasit, veteranët, ekipet e shpëtimit dhe refugjatët. Politikani ukrainas iu drejtua edhe qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se qëndrimi i Zelenskyt nuk duhet të shihet domosdoshmërisht si qëndrim...