‘Kisha’ e Edi Ramës po shembet/ Ata që krijuan imazhin e tij, tani po i kthehen keqazi kundër

 ‘Kisha’ e Edi Ramës po shembet/ Ata që krijuan imazhin e tij, tani po i kthehen keqazi kundër

Publicisti Gjergj Zefi analizon në një opinion të tij atë që e konsideron si një paradoks të politikës së jashtme dhe profilit politik të kryeministrit Edi Rama. Sipas Zefit, Rama ka tentuar të ndërtojë njëkohësisht marrëdhënie me kampet më të ndryshme politike ndërkombëtare: me socialistët europianë, por edhe me figura të së djathtës si Viktor Orban, Giorgia Meloni dhe familja Trump. Zefi argumenton se ky pozicionim i ka shërbyer Ramës për vite me radhë, duke e paraqitur atë si një lider modern dhe europianist. Por, sipas tij, projekti i investimit në Sazan, i lidhur me Jared Kushnerin dhe Ivanka Trumpin, ka ndryshuar perceptimin e një pjese të së majtës ndërkombëtare ndaj kryeministrit shqiptar. Autori shkruan se Rama është përpjekur të jetë “socialist me Pedro Sánchez-in,...