Ksamili hapi Kutinë e Pandorës/ Belind Këlliçi ngre akuza të forta pas ngjarjeve në jug
Ngjarjet e fundit në Sarandë dhe Ksamil kanë rikthyer në qendër të debatit politik marrëdhëniet mes botës së krimit dhe strukturave të policisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda, duke ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe duke pretenduar se bashkëpunimi mes personave me precedentë kriminalë dhe efektivëve të policisë nuk është një fenomen i izoluar, por një problem më i gjerë. Këlliçi e përmbledh pretendimin e tij me një metaforë të fortë: “Edhe krimineli edhe oficeri në të njëjtën bordero.” Sipas deputetit demokrat, dy rastet e fundit në jug të vendit tregojnë një situatë ku efektivë të policisë nuk kanë qenë thjesht në rolin e garantuesve të rendit, por, sipas akuzave të tij, kanë rezultuar të lidhur në...
Burimi:
ntv.al