PER QEVERINE KA NISUR NUMERIMI MBRAPSH

PER QEVERINE KA NISUR NUMERIMI MBRAPSH

Partia Socialiste po hyn në ditët e saj më të nxehta të gushtit. Ndërsa sesioni i ri politik po afron, Edi Rama ka nisur një sprint dyditor në Pogradec, ku ministrat, drejtuesit politikë dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare do të përballen me një “provim” të drejtpërdrejtë për performancën e tyre. Të dielën, në vilën qeveritare të Pogradecit, Rama do të mbledhë 12 drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë dokumenti “Besa” dhe dokumenti “Prania e Besës”, me synimin për t’i përpunuar më tej dhe për t’i kthyer në një dokument final të PS-së. Por përtej dokumenteve, takimi ka një tjetër peshë politike: përgatitjen e socialistëve për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Në...