‘Vendimet merren paraprakisht’/ Shqipëria po ndërtohet pa profesionistët e saj, 212 arkitektë thyejnë heshtjen
“Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.” Me këtë qëndrim, 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial janë bashkuar deri më tani rreth një deklarate publike për mënyrën se si po ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Nisma u nxit nga protesta dhe zhvillimet në Zvërnec dhe Nartë, me mobilizimin qytetar që pasoi, por shqetësimet e ngritura prej profesionistëve shkojnë përtej një projekti të vetëm. Në qendër të deklaratës është modeli përmes të cilit merren vendimet për qytetet, fshatrat, bregdetin, peizazhin dhe burimet e përbashkëta natyrore. “Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret...
Burimi:
syri.net