Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e rrenave çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas mbërritjes në Portin e Vlorës të delegacionit të Global Sumud Flotilla, i cili kishte deklaruar më herët se do të “shpëtonte” ishullin e Sazanit. Rama ka ndarë videon e publikuar nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, e cila tregon pritjen që iu bë anëtarëve të delegacionit në Vlorë. Me ironi, kryeministri shkruan se “revolucionarët e rrenave” kanë çoroditur opinionin publik me atë që ai i cilëson si “marrëzitë e tyre”. POSTIMI I EDI RAMËS: Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre. Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për “pritën” e bukur...
Burimi:
vizionplus.tv