“Mos shko në Shqipëri”/ Si familja tentoi te ndalonte Luisin të mos vinte për pushime në Ksamil
I njohur nga miqtë dhe komuniteti me nofkën “Milton”, i riu ishte zhvendosur në Nicë që në moshën 11-vjeçare. Ai kishte ndjekur shkollën Vernier dhe më pas ishte vendosur në lagjen Gambetta, ku me kalimin e viteve ishte bërë një figurë e njohur dhe e dashur për të rinjtë e zonës. Për njerëzit që e njihnin prej vitesh, Mendes nuk ishte thjesht një 20-vjeçar që jetonte në lagje. Ai përshkruhet si një djalë që përpiqej të shmangte përplasjet dhe të qetësonte situatat e tensionuara. “Miltoni i ri ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar në lagje. Ai kishte një rol si ndërmjetës. Gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, ka treguar për “Nice-Matin” Christophe Tassano, drejtor i përgjithshëm i shoqatës La Semeuse. Mendes kishte qenë prej...
Burimi:
ntv.al