Nafta mbi 94 dollarë/ Tensionet SHBA-Iran ndezin alarmin, a rrezikohet rritje e karburanteve në shqipëri?

Nafta mbi 94 dollarë/ Tensionet SHBA-Iran ndezin alarmin, a rrezikohet rritje e karburanteve në shqipëri?

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po rikthejnë presionin mbi tregjet e energjisë, ndërsa çmimi i naftës Brent është ngjitur mbi 94 dollarë për fuçi. Nafta Brent e mbylli të premten në 94.39 dollarë për fuçi, me një rritje javore prej rreth 6.4%, ndërsa WTI arriti në 87.06 dollarë. Lëvizja vjen në një moment kur Uashingtoni paralajmëron sanksione të reja të forta ndaj Iranit dhe vendeve që vazhdojnë marrëdhëniet ekonomike me Teheranin. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pritet të prezantojë të hënën paketën e re të sanksioneve, ndërsa Irani ka paralajmëruar se do t’u përgjigjet kërcënimeve të reja amerikane. Në qendër të krizës është sërish Ngushtica e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë. Trafiku i naftës në këtë zonë...